Kosovë

Përfundon numërimi i votave – Nisma tregon nëse e ka kaluar pragun

Tashmë ka përfunduar numërimi i krejt votave

Tashmë ka përfunduar numërimi i krejt votave të ardhura nga diaspora.

Menjëherë pas këtij momenti ka reaguar Nisma duke thënë se e kanë kaluar pragun.

“Përfundimisht edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109) Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave të cilat e bëjnë koalicionin tonë pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin tyre.

“Me këtë rast falënderojmë anëtarët simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore”!/Insajderi.com