Lajme

Përfundon aksioni i IKMT-së, shemben 33 objekte në “Astir”

Ka përfunduar pasditen e sotme aksioni i IKMT-

Ka përfunduar pasditen e sotme aksioni i IKMT-së në zonën e “Astirit”. Raportohet se 33 objekte në këtë zonë janë shembur. Kujtojmë që përplasja e banorëve me policinë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Pas përplasjes, 7 banorë dhe 5 policë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë burime për mediat raportojnë se Policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj policisë.

Njoftimi i IKMT

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”

Vetem pak momente me pare, mjetet e IKMT kane prishur edhe objektin e 33 ne zonen e “Astirit”. Nga operacioni qe filloi mengjesin e sotem, u prishen 15 objekte nje kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh.

Lexo edhe: IKMT: Do shembim brenda ditës 33 objekte në Astir


Etiketa: , , , ,