Sport

Përballja e milionave

Lionel Messi me shokë do zbarkojnë në fushën e

Lionel Messi me shokë do zbarkojnë në fushën e gjelbër të “Etihad Stadium” për të triumfuar përballë “qytetarëve” dhe ta rrëmbejnë vendin e parë.

Manchester City dhe PSG do takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.com.

Skuadra angleze është lidere për momentin, pasi ka nëntë pikë të grumbulluara, pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola, ka realizuar tre fitore, ndërsa është mposhtur një herë.

Manchester City

Humbjen e vetme e ka pësuar pikërisht nga parisienët, me rezultat minimal 1-0, në “Parkun e Princave”.

Golashënuesi më i mirë i kampionëve të Premierligës në këtë kompeticion është Riyad Mahrez, i cili ka realizuar katër gola në katër ndeshje të zhvilluara.

Kurse, asistuesi më i mirë i kësaj skuadre është Joao Cancelo, që ka regjistruar tre asistime.

Në anën tjetër, PSG-ja ka grumbulluar tetë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra e udhëhequr nga Marucio Pochettino, ka shënuar dy fitore dhe dy barazime.

Te nënkampionët e Francës, në formë të lartë është duke kaluar Lionel Messi.

PSG vs. Manchester City score, takeaways: Messi scores first goal for club, beats former boss Guardiola - CBSSports.com

Messi

Argjentinasi ka gjetur rrugën për te goli tri herë, në tri ndeshje të zhvilluara.

Madje, golin e parë me fanelën e PSG-së, ai e ka realizuar pikërisht ndaj City-t, ndërsa dy të tjerët kundër Leipzig.

Të gjitha ndeshjet që do zhillohen sonte në Ligën e Kampionëve:

Club Brugge – RB Leipzig

Atletico Madrid – Milan

Liverpool – FC Porto

Besiktas – Ajax

Sporting CP – Borussia Dortmund

Inter – Shkhtar Donetsk

FC Sheriff – Real Madrid/Insajderi.com