Kronika e Zezë

Për shkak të Flamurit Kuq e Zi, shtetasi shqiptar dënohet dhe dëbohet nga Mali i Zi

Nga Drejtoria e Policisë në Tivar kanë njof

Nga Drejtoria e Policisë në Tivar kanë njoftuar se kanë filluar kërkesën e procedurës së kundërvajtës kundër shtetasit shqiptar I.D. (64). Shtetasi shqiptar është dënuar me gjobë prej 300 eurosh si dhe masë dëbimi nga Mali i Zi për kohëzgjatje një mujore, shkruan Analitika, transmeton Malesia.org.

”I.D. dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se pardje në Krajë u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e gështenjës”. Është e turpshme që në një shtet siç është Mali i Zi, i cili deklarohet shtet demokratik dhe i lirë, dhe pretendon anëtarësimin në BE, të ndalojë përdorimin e lirë të flamurit te popullit autokton, në këtë rast, edhe në përdorim privat.