Lajme

Për një javë nga Zvicra në Kosovë kanë hyrë 7.763 persona, për 4 ditë priten edhe 20 mijë

Aeroplanë të shumtë u panë duke aterruar në Aeroportin e Prishtinës të shtunën.

Me t’u marrë vendimi nga autoritet zvicerane që Kosova të hiqet nga lista e karantinës, Aeroporti i Prishtinës u gjallërua nga mijëra qytetarë të cilët morën rrugën për në Kosovë, raporton KOHA.

Një ndër ta ishte edhe Murat Daka, i cili për 7 muaj nuk e ka vizituar vendlindjen e tij, Prizrenin.

Reklamo bizensin tuaj ketu

I përlotur, Daka rrëfen se periudha e karantinës, kur nuk mundur ta vizitonte Kosovën, ishte më e vështirë sesa koha kur për 18 vjet nuk kishte qenë në vendlindje.

Ai thotë se ndonëse fëmijët e tij e vizitojnë Kosovën, ata nuk janë të kënaqur me gjendjen të cilën është vendi.

Daka ka edhe një mesazh për rininë kosovare, të cilët çdo ditë e më shumë interesohen për ta braktisur Kosovën.

Në mesin e udhëtarëve që aterruan nga Zvicra për në Kosovë ishte edhe Besa Rexhepi, e cila kishte humbur shpresën se së shpejti do të vizitonte Kosovën.

Kurse, Bernard Xhokaj, i cili erdhi nga Bazeli, thotë se pandemia bëri që ai të mos i shohë familjarët e tij në Kosovë për një vit.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur se brenda 4 ditëve në Kosovë do të arrijnë edhe 20 mijë bashkatdhetarë.

Autoritet zvicerane kanë hequr Kosovën nga lista e karantinës që nga 28 shtatori.

Që nga atëherë, sipas të dhënave të Aeroportit të Prishtinës, nga data 25 shtator e deri më 2 tetor, nga Zvicra për në Prishtinë kanë ardhur 7763 udhëtarë.