Lajme

Për një ditë, mbi 180 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 mijë e 699 viktima si pasojë e COVID-19.

Ndërsa, gjatë këraj kohe janë raportuar edhe 182 mijë e 111 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 92 milionë e 941 mijë e 301 raste. 1 milionë e 990 mijë e 635 persona thuhet të kenë vdekur nga ky virus.

66 milionë e 465 mijë e 614 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 24 milionë e 485 mijë e 52 raste janë aktive me të.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 23 milionë e 631 mijë e 450 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 518 mijë e 712 raste dhe Brazili me 8 milionë e 257 mijë e 459 raste.