Lajme

Për një ditë, 86 aksidente në trafik, një me fatalitet

Dhjetëra aksidente po shkaktohen për çdo ditë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 86 aksidente në trafik, me ç’rast një person ka vdekur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK  prej datës 22.12.2020 për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë, trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa 28 nga aksidente ishin me të lënduar, ndërsa 57 me dëme material.

Gjatë kësaj kohe Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kësisoj nga policia janë shqiptuar 542 gjoba.