Maqedoni

Për kë nuk vlen ora policore në Maqedoni?

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se nga nesër do të ketë orë policore çdo ditë deri më 22 mars nga ora 10:00 deri në ora 05:00.

Spasovski bëri të ditur edhe personat për të cilët nuk vlen kufizimi i lëvizjes, përkatësisht ora policore.

“Vendimi për ndalimin e lëvizjes nuk vlen për udhëtarët që vijnë ose shkojnë në aeroportet ndërkombëtare, të cilët gjatë orës policore si leje do ta kenë biletën e avionit. Për transportuesit që transportojnë mall dhe persona leje do t’u pranohet leja e udhëtimit, ndërsa transportuesit që janë transit do të mund q1ë për tre orë të dalin nga njëri vendkalim në vendkalimin tjetër”, sqaron Spasovski.

Ora policore nuk vlen edhe për personat që kthen në Maqedoni dhe që kanë dalë para vendosjes së orës policore.

Personat që kanë nevojë urgjente për mjekim duhet të marrin leje në MPB në numrin 192, ndërsa personat që kanë pasur leje gjatë orës policore të vitit të kaluar, e njëjta do t’ju vërtetohet.