Lajme

Për herë të parë, Brazili regjistron mbi 4 mijë viktima nga COVID-19

Brazili ka regjistruar mbi katër mijë viktima s

Brazili ka regjistruar mbi katër mijë viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Spitalet në këtë shtet janë mbipopulluar me njerëz që vdesin, ndërsa sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 337 mijë, duke u bërë ëkshtu shteti dytë me më së shumti viktima në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin.

Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale.

Deri më tani, Brazili ka regjistruar më shumë se 13 milion raste pozitive me Coronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 66 mijë e 570 njerëz kanë vdekur vetëm gjatë muajit mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor./Insajderi.com