Bota

Për 24 orë mbi 340 të vdekur në Itali nga koronavirusi

Situata e pandemisë vazhdon të jetë e rëndë në Itali.

Autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orë kanë arritur të kryejnë 335 mijë e 983 testime.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 343 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 98 mijë e 288 persona.

Aktualisht, në spitale janë mbi 9 mijë persona janë në terapi intensive, ndërsa në total janë mbi 62 mijë persona të shtruar në spital.