Lajme

Pensionistët paralajmërojnë protesta e greva nëse nuk i marrin shtesat prej 30 eurove

Pensionistët mund të protestojnë dhe të mbajnë

Pensionistët mund të protestojnë dhe të mbajnë greva në rast se nuk kthehet vendimi për 30 euro shtesa të cilat i morën gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.

Ai shpreson që nuk do të injorohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Finacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kajtazi atyre iu ka bërë një kërkesë me shkrim për takim e për ta diskutuar këtë çështje.

“Ndoshta qeveria ka menduar që për një kohë të gjatë me ngrit ne 10 euro. 10 euro nuk është kurrfarë vlere te pensionistët bazik për shkak se i kanë 90 euro shtohet edhe 10 euro ajo nuk është bazë për jetën e tyre”, ka thënë Kajtazi për EO.

Pensioni bazë është 90 euro, me vendim të Qeverisë Hoti ishin përcaktuar që pensionistët të marrin 30 euro më shumë shtesa në një periudhë për tre muaj.

Në Prill, afati ka skaduar dhe Qeveria Kurti, mori vendim që pensionsitët të marrin gjatë tërë vitit nga 10 euro më shumë. /Insajderi.com