Maqedoni

Pendarovski më 22 nëntor në takim me Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 22 nëntor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

Në Beograd, siç bëri të ditur Kabineti i tij, presidenti Pendarovski do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit tet-a-tet të dy presidentëve dhe takimit plenar, presidenti Pendarovski dhe presidenti Vuçiq do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, është paraparë Pendarovski të realizojë takim dypalësh me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq dhe me kryeministren Ana Bërnabiq.

Loading…