Shqipëri

PE i kërkon BE-së të nisë negociatat me Shqipërinë dhe RMV në qershor

Grupimi i socialistëve dhe demokratëve në P

Grupimi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian i bën thirrje BE-së të nisë negocimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim.

Në samitin e qershorit duhet të ketë përparim, thuhet në deklaratën e grupimit, ku citohen raportuesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në parlament, Izabel Santos dhe Tonino Pecula.

Parlamenti Europian do të votojë të enjten 2 rezoluta ku do t’i bëhet thirrje vendeve anëtare që të fillojnë menjëherë negociatat me 2 vendet që i kanë përmbushur të gjitha kushtet prej kohësh.
Sidomos me pushtimin rus të Ukrainës, zgjerimi e prania e BE-së në Ballkan mbetet më i rëndësishëm se kurrë”, thuhet në deklaratën ku përmendet dhe ndërhyrja e vendeve të treta armiqësore.