Lajme

PDK për ish-asamblisten që vdiq sot: Dha kontribut të madh në PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë së me dhi

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë së me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu, shkruan Insajderi.

Nga PDK-ja, Nuhiun e kanë quajtur aktiviste të devotshme, të përkushtuar dhe punëtore.

“Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies. Dritë pastë shpirti i saj”, thuhët në komunikatën e PDK-së.

Nuhiu është gjetur pa shenja jete të mërkurën orës 03:50 të mëngjesit në rrugën “Raif Halimi ” në Gjilan, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër  shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, tha Hashani.

Tutje, ai njoftoi se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë  të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë.

“Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit”./Insajderi.com