Lajme

PDK mbanë takimin e Këshillit Drejtues: Do dalim më të fortë se kurrë me Enver Hoxhajn

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili tregon se sot është mbajtur takimi i Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Ismaili ka kërkuar nga aktivistët që të organizohen për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, përcjellë Gazeta Blic.Ai thotë se PDK do ngritet dhe do del më e fortë se kurrë në mbështetje të Enver Hoxhajt.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot mbajtëm takimin përmbyllës të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Si Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së kërkova nga të gjithë aktivistët tanë që me mall e me krenari të organizohemi për Kadri Veselin, për Hashim Thaçin, për historinë tonë dhe për shtetin tonë.
Partia Demokratike e Kosovës është partia e çlirimit, partia e pavarësisë, partia e shtet-ndërtimit dhe partia e fitoreve të Kosovës.
Do të tregojmë se ne ngritemi mbi sfida të mëdha dhe do të dalim më të fortë se kurrë në mbështetje të kandidatit tonë për Kryeministër, Profesorit Enver Hoxhaj.