Lajme

PDK-ja propozon miratimin e pakos së parë ekonomike emergjente në Komunën e Prizrenit

Dega e PDK-së në Prizren, të hënën, ka propozuar miratimin e pakos së parë ekonomike emergjente në Komunën e Prizrenit, në kuadër të buxhetit për vitin 2021 në vlerë prej 5 milionë eurove. Anëtarët e partisë opozitare kanë pohuar se kjo pako synon mbështetjen e bizneseve për ti kapërcyer vështirësitë në kohë pandemie.

“Me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës me pandeminë, propozojmë që në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, të planifikohet një pako ekonomike emergjente në shumë prej 5 milionë euro, për t’i ndihmuar të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, të cilët janë dëmtuar nga efektet negative të pandemisë të shkaktuara nga Virusi Covid-19, në Komunën e Prizrenit”, ka thënë Kujtim Gashi, nënkryetar i degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në vijim ka listuar fondet e propozuara në pakon ekonomike emergjente nga kategoritë e ndryshme buxhetore, në formë grantesh për bizneset, pastaj ndihmesën për sektorin e prodhimtarisë, bujqësisë, pakove ushqimore për familjet në nevojë, si dhe furnizimin e institucioneve të mjekësisë familjare me barna dhe pajisje të nevojshme për stafin shëndetësor, si dhe sigurimin e maskave dhe pakove higjienike për nxënësit dhe personelin arsimor në shkolla, por edhe për qytetarët e komunës së Prizrenit. Gjithashtu ka propozuar përkrahje për kulturën, rininë dhe sportin, sikurse edhe për institucionet dhe shoqatat që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe familjet që janë me asistencë sociale.

Demokratike e Kosovës dega në Prizren, kërkon nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i kuvendit të komunës, që këtë pako ekonomike emergjente ta propozojnë për miratim në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, me datë 30 shtator 2020”, ka deklaruar Gashi.

ka shtuar se propozim buxheti për vitin 2021 i paraqitur nga kryetari i Komunës është vetëm kopje e viteve të kaluara që kryesisht është përqendruar në infrastrukturë. “Në periudhën nëpër të cilën po kalon vendi dhe Prizreni, linjat buxhetore duhen me ndryshu, për përkrahjen e ekonomisë”, është shprehur Gashi, duke shtuar se pakoja e propozuar nga PDK-ja ofron zgjidhje për problemet me të cilat aktualisht ballafaqohet Prizreni.

“Përndryshe nëse nuk përkrahet kjo pako atëherë nuk shohim asnjë arsye për ta votuar buxhetin e propozuar”, ka thënë Gashi.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në KK-në e Prizrenit, Simir Krasniqi ka theksuar se ky propozim do t’i ofrohet gjatë ditës organeve përkatëse komunale. “Presim mbështetjen edhe nga partitë tjera për këtë pako ekonomike”, ka deklaruar Krasniqi.