Kosovë

PDK-ja pa qëndrim për presidentin

Partia Demokratike e Kosovë (PDK) s është duke i shqyrtuar dy skenarët e mundshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.

Bëhet fjalë për mundësinë e  mbajtjes së zgjedhjeve ta reja apo edhe të unitetit politik për këtë proces.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha në një konferencë për media tha se kur të vjen momenti kjo parti do të shprehë qëndrimin e saj.

“PDK e ka shprehur shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit rreth vendimeve të Gjykatës Speciale. Dhe është deklaruar se nuk dëshiron në asnjë mënyrë të interferojë në procesin gjyqësor dhe ta dëmtojë procesin gjyqësor. Normalisht që PDK është duke i diskutuar skenarët e mundshëm, dhe sigurisht që kur të vjen momenti do e shpreh qëndrimin e saj”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se gjatë këtyre ditëve do të mbajë takim me subjektet politike, pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

Disa nga partitë politike në vend veçse kanë filluar të prezantojnë kandidatët potencial për president.