Lajme

PDK i reagon Kurtit: 2/3 nuk janë 50 për qind

Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se do t’i marrin 2/3 e deputetëve, ka nxitur reagimin e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes po shtyhen se cili po e rrit më shumë përqindjes për zgjedhjet e ardhshme.

“Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mij qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara. Sipas Albinit, 600mij vota do t’i merr partia e tij. Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thojnë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin social Facebook, shkruan Insajderi.

Sipas tij, në Lëvizjen Vetëvendosje, duhet ta dijnë se 2/3 nuk janë as 50 për qind, e as 55 deputetë.

“50% nuk janë 55 deputetë, 2/3 nuk janë 55 deputetë, 2/3 nuk janë 50%, 2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk jane 50%”, ka shkruar ai.