Lajme

PDK fton debat parlamentar për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokrati

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, njoftoi të enjten se partia e tij ka inicuar procedurat për organizimin e një debati parlamentar javën e ardhshme lidhur me 100 ditëshin e punës së Qeverisë Kurti, përcjell Insajderi.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se Qeveria Kurti është e para në historinë e vendit që nuk e sjellë për debat parlamentar raportin e 100 ditëshit.

“Raporti i 100 ditëshit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për faktin që në këtë 100 ditësh vendosen bazat e qeverisjes 4 vjeçare. Në këtë 100 ditësh qeveria na tregon se cila do të jetë agjenda e saj në 4 vitet e ardhshme, cilat iniciativa fillojnë, çka do të zhvillohet gjatë 4 viteve. Ju jeni dëshmitarë edhe të sjelljes me vonesë të programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së theksoi se është hera e parë në traditën parlamentare të Kosovës një parti opozitare fton debat parlamentar për 100 ditëshin e qeverisë, e jo qeveria siç shkon rëndom në çdo shtet të botës.

“Ne kemi pritë deri sot sepse kemi besuar që është një vonesë, por prapë se prapë qeveria do të procedojë me këtë raport të 100 ditëshit. Por, kur e pamë që këta po mundohen të shmangen nga çfarëdo debati, ne tashmë kemi proceduar në administratën e kuvendit që në javën e ardhshme të vendoset debat parlamentar për 100 ditëshin e kësaj qeverie”, dekalroi Tahiri./Insajderi.com