Opinione

Patriotja Gane

Nëse Ganja e PDK-së, deputete e „përjetshme“ e

Nëse Ganja e PDK-së, deputete e „përjetshme“ e partisë në fjalë në Kuvendin e Kosovës, është aq patriote sa të ua qajë hallin të tjerëve, se fëmijët e tyre nuk e flasin gjuhën shqipe, siç bëri dje në adresë të kryeministrit të Ri të Kosovës z.Albin Kurti, duhet të thuhet se ajo me këtë fjalim e tregoi krejt injorancën e saj të mjerë!

Nëse Ganja është aq patriote, sa paraqitet do të duhej ta shihte vetën dhe punën e saj të kaq vitesh si deputete e parlamentit të vendit. Do të duhej të shihte vetën dhe partinë e saj kaq vite në pushtet se çfarë kanë bërë për vendin e tyre! Apo ata që gjinden në poste politike dhe i shijojnë të gjitha të mirat në kurriz të popullit, as nuk shohin e as ndiejnë se çfarë ndodhë përreth?!

A ka bërë ndonjë analizë Ganja në veçanti dhe partia e saj në përgjithësi se çfarë ka ndodhë më parë dhe që ndodhë në vazhdimësi me shqiptarët (familje të tëra) që ikin në perëndim nën udhëheqjen e Ganes patriote?!A e ka pyetur Ganja vetën ndonjëherë se fëmijët e familjeve të ikura nga atdheu i tyre edhe për faj të saj, në vendet ku shkojnë nuk e flasin më gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, por gjuhen e vendit ku shkojnë?!Apo Gane patriotes ata që kanë ikur dhe që ikin edhe tash, nuk i interesojnë fare?!

Gane patriotja e ka një motër në perëndim dhe do të bënte mirë që ta pyeste atë se çfarë po ndodhë me ata qindra e mijëra fëmijë shqiptarë në perëndim. Dhe motra e saj do t‘i tregojë se ata fëmijë janë të humbur për Kosovën që po ikin nga patriotizmi i saj!…