Ballkan

Patriarku Irinej në intervistën e fundit si servil i Vuçiqit: Nuk mund ta paragjykojmë se do ta dorëzojë Kosovën

Pas infektimit me COVID 19 ka vdekur kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej derisa lajmin e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve. Në një intervistë, e fundit që kishte dhënë para se të vdiste, Irinej fliste plot vrerë për shqiptarët dhe thoshte se është i lidhur me Kosovën pasi që ka jetuar për shumë vite aty.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Patriarku serb kishte thënë se ka jetuar për 18 vite në Kosovë derisa ka thurrur lavde edhe për presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

“Unë jam jashtëzakonisht i lidhur me Kosovën dhe Metohinë, kam kaluar 18 vjet të jetës sime atje. Për shkak të mbështetjes së hapur të vendeve të fuqishme perëndimore, politikanët shqiptarë nuk janë as të gatshëm të flasin, e lëre më të negociojnë me palën serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ballafaquar me problemet e shumta të Kosovës dhe Metohisë. Ai provoi të ishte një burrë shteti i përgjegjshëm për shumë çështje kombëtare. Qytetarët dhanë mendimin e tyre për punën e tij në zgjedhje, tha Patriarku Irinej në një intervistë një muaj më parë

90-vjecari Irinej thoshte se në vazhdimësi mendon për serbët që kanë lënë shtëpitë në Kosovë e pronat atje, citojnë mediat serbe.

“Irinej vazhdimisht po mendonte për Kosovën dhe Metohinë, dhe posaçërisht për serbët që duhej të linin shtëpitë dhe pronat e tyre atje. Patriarku Irinej vazhdimisht ofronte lutjet e tij për përfitime jo vetëm të serbëve, por edhe të të gjithë popujve me të cilët ne ndajmë hapësirën e gjallë dhe gjeografike, sepse ai ishte i bindur se populli ynë mund të ishte lidhja më e fortë midis Lindjes dhe Perëndimit”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas partiarkut serb, Serbia është një urë e fortë dhe e qëndrueshme midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Si komb, ne tashmë jemi mësuar të jemi midis Lindjes dhe Perëndimit. Historia na mëson se ne shpesh kemi qenë një terren trajnimi për konflikte dhe se kemi paguar një çmim të lartë për të. Kam përshtypjen se sot ne jemi gati të jemi një urë e fortë dhe e qëndrueshme midis Lindjes dhe Perëndimit. Ndoshta do të duhet kohë që të dy palët të sigurohen se të gjithë mund të jemi një partner dhe mik i besueshëm. Në të njëjtën kohë, ne do të qëndrojmë të qëndrueshëm me rrënjët dhe traditat tona. Ne jemi një komb i vogël pa pushtuar ambiciet, por e duam lirinë dhe drejtësinë më shumë se gjithçka”, kishte thënë patriarku Irinej për Vecernje Novosti.

Në këtë intervistë ai kishte folur edhe për Kosovën.

“Unë kam kaluar një pjesë të madhe të jetës time në Kosovë dhe Metohi. Në seminarin e Prizrenit, unë isha student, pastaj profesor dhe rektor. Kur erdha për herë të parë në Prizren, atje jetonin rreth 16,000 serbë. Sa serbë ka sot? Unë gjithmonë kam thënë se gjatë zgjidhjes së problemeve në Kosovë dhe Metohi, kushti i parë duhet të jetë kthimi i sigurt i rreth 250,000 serbëve, të dëbuar në periudhën nga 1999 deri në 2004. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë, së pari, për atë çështje, dhe vetëm atëherë të organizojë bisedime për tema të tjera”, citohet të ketë thënë patriarku serb.

Ai shton se Vuciq ka tetë vite që po akuzohet se është duke u përgatitur të tradhtojë Kosovën.

“Thjesht po pyes nëse ka kuptim të dënosh paraprakisht një person për diçka që nuk e bëri, vetëm sepse disa mendojnë se ai do ta bëjë atë. Populli ynë në shumë raste ka dëshmuar një marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shikoni sa serbë ka që kanë kontribuar në zhvillimin e Amerikës me njohuritë dhe punën e tyre, dhe ata bëjnë edhe sot. Ende pyes veten se çfarë meritonim të bombardoheshim në 1999? Ata janë një forcë e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake që deri më tani ka qenë ekskluzivisht në anën e shqiptarëve, përkundër kërkesave tona që kriza në Kosovë dhe Metohi të shihet në mënyrë objektive. Unë mendoj se serbët dhe shqiptarët duhet të lihen të bien dakord për gjithçka më vete pa imponuar një “zgjidhje” në favor të vetëm një populli. Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të madh dhe historik në këtë drejtim”, ka thënë ai.