Bota Kosovë

Pati kontakt me Makronin, vetizolohet kryeministri i Francës

Kryeministri i Francës, Jean Castex, do të vetizolohet, sepse ka pasur kontakte me Presidentin Emmanuel Macron, i cili ka dalë pozitiv në testin për koronavirusit.

Për shkak të kësaj diagnoze, kreu i shtetit francez do t’i anulojë të gjitha udhëtimet e planifikuara, përfshirë vizitën në Liban.

Infektimi i presidentit ka ngritur pyetje nëse duhet të izolohen edhe figurat tjera politike për shkak të kontakteve të mundshme dhe rrezikut të përhapjes së virusit.

Javën e kaluar, Makroni mori pjesë në një samit të Bashkimit Evropian, ndërsa të mërkurën u takua me kryeministrin e Portugalisë.

Zyrtarët portugezë ende nuk kanë dhënë ndonjë koment pas lajmit për infektimin e Makronit.

Ndryshe, nga sëmundja Covid-19 muaj më parë është prekur edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dhe Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.