Showbiz

Pasi publikoi këngën, Flori kërkon falje: Thjesht nuk munda dot

Flori Mumajesi është shkëputur prej disa kohësh

Flori Mumajesi është shkëputur prej disa kohësh nga muzika dhe po ashtu dhe nga jeta publike.





Mirëpo, kantautori u rikthye ditën e djeshme me një super projekt.  Kënga e titulluar “Dhemb” vetëm në pak orë ka marrë mijëra klikime. Kjo këngë në prag të festave si duket ka një histori të trishtë brenda për të cilën ende Flori nuk ka dhënë detaje.

“Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive!”

Ajo çka vihet re në fund të videos është një fjongo rozë- që është simbol i luftës ndaj kancerit të gjirit dhe ende nuk dihet nëse kjo këngë ka në thelb një fabul të tillë. 25 minuta pasi publikoi këngën, Flori kërkoi falje përmes një postimi në Instagram.

“Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!

Dhem.”, u shpreh ai.