Kosovë

Pasi i vendosën ultimatum Qeverisë, Lista Serbe bojkoton edhe seancat

Lista Serbe nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u zhvilluar tani.

Partneri i koalicionit i ka vendosur ultimatum qeverisë Hoti lidhur me kërkesat e saj të cilat i ka bërë të njohura deputeti i LDK’së Ilir Ferati dje në Frontal të T7.

Ferati ka thënë  se Lista Serbe po kërkon nga qeveria formimin e një ndërmarrje publike me emër antikushtetues.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë obstruksione ndaj qeverive të Kosovës, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.