Sport

Pas stadiumit “Fadil Vokrri”, dështon stërvitja e Kosovës edhe në Hajvali

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njofton se stërvitja e Kosovës, e paraparë për t’u zhvilluar prej orës 16:00 në Hajvali të Prishtinës, ka dështuar.

Hajvalia ishte përcaktuar si zëvendësim për stërvitjen e “Dardanëve” pasi stadium “Fadil Vokrri” është i mbuluar me borë.

“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për  rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald””, thuhet në njoftimin e FFK-së.