Kosovë

Pas shkarkimeve, Vjosa Osmani pezullon të gjitha konkurset e hapura nga Thaçi

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës, të shpallura më herët, shkruan Gazeta Express.

Express e ka siguruar këtë vendim të Osmanit e ku ndër të tjera ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadë të  Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës

“Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe pika dy ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në dokument.