Lajme

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Prishtinë, Shpend Ahmeti merr këtë vendim

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit do të pezullohen.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë u konfirmuan 72 raste të reja me COVID-19.