Opinione

Pas refuzimit, aplikimi në konsullatën tjetër evropiane

Nga Veton Surroi

Meqë Shqipëria e Maqedonia Veriore u bllokuan nga Franca, duhet të kërkojnë një kontratë të re evropiane. Mbase në Berlin?

1.
Është diçka që quhet e drejtë diskrecionale dhe që i bën zyrtarët administrativë konsullorë nëpër ambasada në botë të imagjinojnë për një moment se janë mbretër. Me këtë të drejtë, një zyrtar konsullor i një vendi (zakonisht të kamur, zakonisht të hemisferës veriore, e kështu me radhë) i thotë një qytetari që ka aplikuar (nga vendi, raca, hemisfera tjetër apo diçka që nuk i përngjet shtetit të zyrtarit konsullor) se viza e tij refuzohet. Qytetari i refuzuar, që ndihet njëjtë keq si i refuzuari për pranim në punë apo i refuzuari në dashuri, fillon të arsyetohet para vetes dhe para zyrtarit konsullor se i ka përmbushur të gjitha kushtet, se nuk ka kurrfarë arsyeje të refuzohet, se si bëhet që ai të refuzohet ndërsa pala tjetër aplikuese – një person analfabet që hyn në intervistë me rroba të leckosura e me ndihmë të bastonit – e merr vizën? Ky është momenti kulmor për të dytë. Zyrtari konsullor flet me shumësin mbretëror në emër të shtetit sovran i të cilit është: “Ne nuk jemi të detyruar të japim shpjegime për shkaqet e refuzimit”, ndërsa aplikuesi i refuzuar futet në thellësinë e historive dhe konspiracioneve, të ndërthurura e të ndërlidhura prej shekujsh dhe konstaton se arsyeja e vërtetë e refuzimit ka të bëjë me identitetin e tij kulturor/kombëtar. “Këtë kurrë nuk mund t’ia bënit qytetarit të Bontonisë apo të Shënmirës! Ma bëni mua, sepse jam ky që jam, i kombit që jam, i shtetit që jam”.