Bota Shëndetësi

Pas raportimit të një vale të re të COVID-19, kinezët për pesë ditë ndërtojnë një spital tjetër me 1.500 dhoma

Qyteti kinez Nangong ka përfunduar me ndërtimin e një njësie të madhe të spitalit me 1.500 dhoma, dhe atë për vetëm pesë ditë që do të shërbejë për shërimin e pacientëve me coronavirus, pasi së fundmi është regjistruar një valë e re e infeksionit në këtë qytet.

Pritet që edhe 5.000 dhoma tjera të ndërtohen, ndërsa qendra e madhe e izolimit është ndërtuar në vendin e një fabrike që gjendet në periferi të qytetit, transmeton Telegrafi.

Çdo dhomë i ka nga 18 metra katrorë dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, ujë të pijshëm, tualet dhe qasje në internet.

Montimi i këtij objekti ka filluar më 10 janar, kur edhe u raportua për një valë të re të coronavirusit në këtë qytet.

Menjëherë ishte urdhëruar ndërtimi i gjashtë njësive për trajtimin e pacientëve që janë prekur nga infeksioni i COVID-19.