Showbiz

Pas pauzës shtatë vjeçare, Leonora Poloska kthehet me një baladë

Leonora Poloska ka publikuar projektin e saj më të ri. Këngëtarja nga Maqedonia i ka dhënë fund pauzës së saj për rreth shtatë vitesh që i ka munguar skenës duke sjellë një produksion të ri, shkruan GazetaExpress.





“S’ishte fat” mban titullin kënga, e cila vjen e realizuar edhe me një videoklip të thjeshtë, e cila ka qenë kërkesë e vetë këngëtares. Kënga i përket zhanrit baladë, që është edhe stili që e karakterizon këngëtaren, ndërsa flet për një dashuri të humbur. Pas kësaj kënge, Leonora ka paralajmëruar edhe disa projekte të tjera që do të publikohen radhazi.