Showbiz

Pas një mungese të gjatë, Elita Rudi do të rikthehet shumë shpejt në ekran!

Në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rud

Në fillim të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Elita solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin më të veçantë që kishim dëgjuar, Bota!



Ndërkohë moderatorja është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Së fundmi, Elita ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku dhe i është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Elita dhe Gjiko po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.

Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe sot ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.

Mes të tjerash, moderatorja ka treguar se në shtator do t’i rikthehet ekranit por nuk zbuloi më shumë detaje për çfarë projekti bëhet fjalë.

Nga ana tjetër ka pasur nga ata që janë interesuar nëse Elita ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë. Njëri nga ndjekësit është interesuar veçanërisht për buzët e moderatores. Ajo ka treguar se nuk bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe rrjedhimisht as në buzë.