Lajme

Pas koronavirusit, Jacinda Ardern mposht edhe rivalët, i fiton zgjedhjet në Zelandën e Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të së shtunës dhe i ka siguruar edhe tri vjet në pushtet pasi me sukses e drejtoi vendin drejt triumfit ndaj pandemisë.

Pas numërimit të 80 për qind të kutive të votimit, Partia Laburiste e Ardernit i fitoi 49 për qind të votave. të mjaftueshme për t’i siguruar 64 ulëse në kuvendin me 120 deputetë. Kjo është hera e parë nga viti 1996 që një parti në Zelandën e Re i siguron e vetme shumicën e ulëseve.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Partia Kombëtare e qendrës së djathtë u radhit e dyta me 27 për qind të votave. Ky rezultat është shumë i dobët për partinë kryesore opozitare dhe i dyti më i ulëti në historinë 84-vjeçare të saj.

Gjatë një fjalimi pas marrjes së lajmit për fitoren, zonja Ardern tha: “Rezultati i sontëm ka qenë i fuqishëm dhe është e qartë se Laburistët do ta udhëheqin qeverinë për tre vjetët e ardhshëm. Do të ndërtohemi më mirë nga kriza e Covid-it. Kjo është mundësia jonë që t’i vënë në shënjestër varfërinë dhe pabarazinë”.

Ajo nuk tregoi nëse do ta vazhdojë koalicionin qeveritar me Partinë e Gjelbër, duke thënë se parapëlqen ta presë rezultatin përfundimtar.

Liderja e opozitës, Judith Collins, e pranoi humbjen dhe ia uroi fitoren kryeministres Ardern, duke thënë se ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për laburistët.

Besohet se një ndër arsyet kryesore për fitoren bindëse të zonjës Ardern është menagjimi i sukesshëm i situatës së pandemisë. Deri më tani, në shtetin me gati 5 milionë banorë janë regjistruar vetëm 25 viktima të sëmundjes Covid-19.