Showbiz

Pas dy muajsh ndarje, Bora Zemani pajtohet me Donald Veshajn

Ishte mesi i gushtit kur në media filloi të për

Ishte mesi i gushtit kur në media filloi të përflitej për një ndarje mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Një muaj pasi moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit e kolegu i saj, Donald Veshaj, zyrtarizuan dashurinë e tyre në jug, çifti simpatik vendosi t’i japë fund lidhjes. Kjo nënkuptoi edhe përfundimin e programit të tyre, “Treshat”. Në fillim të sezonit të ri Bora u shfaq në “Top Chanel”, ndërsa Donaldi së bashku me vëllain e tij po përgatiten ende për të sjellë një format ‘late show’.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer te njëri-tjetri. Ndjekësit e ‘vulosën’ këtë ndarje kur ata e hoqën njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale. Por kur ka kaluar rreth dy muaj, duket se gjërat kanë ndryshuar. Ishte pikërisht promoja e programit të ri të Donaldit, çfarë na bindi se për dyshen ka një rikthim. Donaldi ka zbuluar se bashkë me ata të dy do të jenë gjithashtu edhe disa emra të njohur, si aktorja Marjana Kondi, apo moderatorja Einxhel Shkira. Spektakli pritet të nisë shumë shpejt dhe krahas komenteve poshtë promos nuk ka munguar as komenti i Bora Zemanit. Ajo u ka uruar suksese djemve për emisionin e ri, ndërsa Donaldi e ka falënderuar.

Në këtë mënyrë ata nisën edhe njëherë të lënë gjurmë se tashmë janë përsëri bashkë. Në një video në “Instagram” të aktorit, dukeshin edhe një palë thonj që koinçidonin me ato të Borës. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, çifti ka nisur edhe njëherë lidhjen e tyre, duke lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet që kanë pasur. Natyrisht që në këtë ripajtim kanë ndikuar edhe çifti tjetër, Romeo dhe Jonida, që pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre tanimë janë të pandarë. Tashmë Bora dhe Donaldi e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke konfirmuar edhe për fansat këtë ribashkim. E tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për ‘lojërat’ e tyre në rrjetet sociale, derisa të dalin edhe njëherë tjetër hapur si çift.