Sport

Pas dy disfatave Milan rikthehet te fitorja, mposht Beneventon në “San Siro”

Milani është rikthyer te fitorja ditën e sotme,

Milani është rikthyer te fitorja ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Beneventon me rezultatin 2-0, njofton Insajderi.

‘Kuqezinjtë’ e Piolit u shfaqën dominues nga fillimi i ndeshjes, teksa gjetën golin e avantazhit që në minutën e gjashtë, ku Çalhanoglu pas një aksioni model të nisur nga ai vetë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Pas këtij rasti, vendasit kishin disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë, kjo edhe për shkak të portierit Montipo, i cili sot ishte në ditën e tij më të mirë, duke bërë disa pritje vendimtare. Megjithatë në minutën e 60-të, u mposht edhe Montipo, i cili pasi i priti një gjuajtje të fortë Ibrahimoviçit, pa ta pësonte nga Theo Hernandez, i cili ishte në vendin e duhur, për ta dërguar topin ne rrjetë.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, me Milanin që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit ‘kuqezinjtë’ përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë, një pikë më shumë se Atalanta e vendit të tretë, që luan nesër ndaj Sassuolos.

Javën tjetër ‘kuqezinjtë’ luajnë në transfertë ndaj Juventusit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për objektivin Champions League. /Insajderi.com