Shqipëri

Pas deklaratave të ministrit serb, Rama: Çlirimtarët janë në Kosovë, vrasësit janë në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së ministrit serb Aleksandar Vulin, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku fliste për “Shqipërinë e Madh”.

Rama tha se Serbia nuk mund të hapë gojën se sa ka avancuar Shqipëria në marrëdhënie me Kosovën mbi hapjen e kufijve të përbashkët që është dhe një prej kushteve të Mini-Shengenit Ballkanik.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai më tej ka thënë se është i neveritur nga deklaratat e Vulinit.

“Unë jam neveritur kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme. Nuk ka mundësi që një anëtar të bëjë një deklaratë të tillë. Në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për ‘Serbinë e Madhe’, ndërsa serbët anasjelltas. Unë kam kërkuar një reagim nga Presidenti i Serbisë. Unë kam qenë i qartë me të dhe mendoj që e kam kuptuar që ai ka qenë dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave rajonale”, tha Rama, transmeton tch.

“Serbia nuk mund të hapë gojën se sa shpejt ne dhe Kosova avancojmë në Mini-Shengenin. E para nga kushtet për këtë është liria e lëvizjes. Kufiri bëhet inekzistent. Ne se kemi realizuar sepse nuk na kanë lejuar. Ne duam dhe heqjen e kufirit me Serbinë që nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Shqiptarët që shkojnë në Beograd duhet të zbresin atje duke kaluar, duke përshëndetur. Kështu duhet kudo. E dyta, porti i Durrësit padiskutim do jetë dhe porti i Kosovës edhe Serbisë. Në sensin që kusho lëvizjen e mallrave. Unë shpresoj që të jetë magjarllëku i një individi që për 1,000 arsye dhe mos të jetë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake duhet që të mos humbim kohë për këtë proces”, tha Rama.

Më tej Rama  doli në mbrojtje edhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se çlirimtarët padyshim ishin në Kosovë, ndërsa kriminelët, ishin ende në Serbi.

“Sa për UÇK për mua janë çlirimtarë, vrasësit ishin në Beograd dhe për mua atje ka akoma vrasës. Asnjë personalitet serb nuk e ndryshon dot historinë për një fakt të thjesht. Nuk e sulmoi Kosova, Serbinë por ndodhi e kundërta, iu dogjën shtëpi e katandi, ishin nga Beogradi ishin ushtarët e Sllobodanit, u përdorën për djegie plaçkitje, përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë disa nënë dhe disa mbi dhe por janë në Beograd”, tha Rama.