Shqipëri

PAS ATENTATI NDAJ PROKURORIT, JA ÇFARË GJETËN POLICIA NË VETURËN E AUTORËVE TË SULMIT

Makina e llojit Benz 280, e cila u gjet e brak

Makina e llojit Benz 280, e cila u gjet e braktisur pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, dyshohet se i përket autorëve të sulmit me armë ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Përveç dy kallashnikovë dhe dy maskave, brenda kësaj makine u gjet edhe një shishe me benzinë, e cila dyshohet se do të përdorej për t’i vënë flakën makinës për të humbur gjurmët. Por mesa duket plani nuk është realizuar deri në fund, pasi autorët janë larguar duke mos arritur të dëmtojnë makinën, e cila dyshohet se u përdor për atentatin.

Makina po kqyret nga grupi hetimor për të mbledhur të tjera prova, ndërsa policia sekuestroi dje edhe kamerat e sigurisë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, nga ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, për të verifikuar lëvizjet e autorëve./Tch