tjera

Pas 3 vitesh, Majk pajtohet me nënën e djalit të tij Majlindën

Majk dhe Majlinda prej kohësh nuk i kishin patur marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata janë përplasur në publik me deklarata.

Majk akuzonte Majlindën se nuk e linte të takonte djalin ndërsa Majlinda shprehej se reperi nuk kujdesej për të. Megjithatë keqkuptimet kanë marrë fund dhe Majk, Majlinda dhe Roan janë bashkuar si një familje.

Reperi ka postuar në Instagram një video ku shfaqet në makinë me Majlindën dhe djalin dhe shkruan se kjo është video e tij e preferuar. Të shumtë kanë qenë fansat të cilët i shkruajnë reperit se duan ta shohin gjithmonë kështu, me familjen e bashkuar.