Lajme

Pas 27 vitesh, Bill Gates ndahet nga gruaja

Bill Gates, bashkëthemelues dhe ish-drejtor ekz

Bill Gates, bashkëthemelues dhe ish-drejtor ekzekutiv i Microsoft dhe gruaja e tij, Melinda French Gates, përmes një deklarate të përbashkët në rrjetin social Twitter të hënën kanë njoftuar se do të ndahen pas 27 vjetësh bashkëjetesë, transmeton Insajderi.

Gates ka përmendur edhe tre fëmijët e tyre, teksa është shprehur se kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore si çift.

“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re”, thuhet në letër./Insajderi.com