Sport

Pas 15 vitesh Lionel Mesi mbetet jashtë/ Publikohet lista e kandidatëve për “Topin e Artë”!

“France Football” ka publikuar listën me kandi

“France Football” ka publikuar listën me kandidatët për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë” ku në listën me 30 emrat e përzgjedhur mungon Lionel Mesi.



Pas 15 vitesh ku argjentinasi e fitoi 7 herë këtë trofe, Mesi nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e datës 17 tetor kur do të zbulohet fituesi i trofeut.

Kristiano Ronaldo është përzgjedhur si pjesë e listës ku bien në sy dhe dy lojtarët e Milanit, Rafael Leao dhe Majk Menja.

Më poshtë në faqen zyrtare të L’equipe në Twitter mund të shikoni listën përfundimtare të kandidatëve për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”