Maqedoni

Partitë me qëndrime të ndara rreth dënimit të Mijallkovit

LSDM-ja vlerëson se vendimi i sotëm i gjykatës në rastin “Target-Fortesa” dëshmon se në vend funksionon drejtësia. Sipas tyre, me dënimin e ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov drejtësia mbërriti te 20 mijë qytetarët që ishin viktimë e përgjimeve joligjore për thuajse një dekadë.

 Në Republikën e Maqedonisë së veriut ndodh drejtësia, ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë. U shqiptua aktvendimi i parë për përgjimin ilegal që Sasho Mijallkov dhe kreu u VMRO-DPMNE-së me vite e praktikonin. Me këtë, mbërriti drejtësia për mbi 20.000 qytetarë, të cilët në mënyrë të pa ligjshme ishin përgjuar me vite, vetëm sepse nuk mendonin dhe vepronin si kreu i VMRO-DPMNE-së. Ky aktvendim është goditje e fuqishme ndaj mbetjeve të regjimit të VMRO-DPMNE-së të shkaktuar nga Gruevski, Mijallkov, Jankullovska dhe shumë të tjerë, të cilët ende veprojnë në Pallatin e bardhë- deklaroi Martin Kostovski – LSDM.

Por ndryshme mendojnë partitë opozitare. VMRO-DPMNE-ja hedh dyshime se Gjykata e Apelit mund të vendos ndryshe.

E përshëndesim çdo akt që nënkupton zbatimin e drejtësisë, madje edhe këtë aktvendim. Është keq që për shkak krimeve të Mijallkovit në burg përfundojnë edhe njerëz të cilët janë dëm kolateral. Ky aktvendim është i sjellë nën presionin e ashpër të opinionit, opozitës dhe faktorit ndërkombëtar, kjo është edhe arsyeja për të cilën ra faza e parë e marrëveshjes Zaev-Mijallkov me të cilin i ranë shuplakë drejtësisë edhe pse ekzistojnë indicie se është e mundur gjykata e apelit të vendos më ndryshe, ku dihet se Zaev ka ndikim të fuqishëm- pohoi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Ndërsa nga koalicioni ASH-AAA vlerësojnë se dënimi për Mijallkovin dhe bashkëpunëtorët e tij duhej të ishte maksimal.

Ne dyshojmë se edhe për këto rrethana lehtësuese që ndodhën dhe që mund të ndodhin, dyshojmë në afërsinë e tij me pushtetin dhe me gjykatat. Do të thotë nuk është ai që ne e kemi pritur në bazë të lëndëve me të cilat ngarkohet. Kuptohet që kjo edhe se si gjykatat e shkallës së dytë do të japin vendimin e tyre. Do të pranojnë ankesat eventuale apo nuk do të pajtohen me këtë vendim. E gjithë kjo ra nën hijen e spektaklit disa ditë më parë ku ne e pamë se nuk kemi sistem të së drejtës dhe ligjit- tha Flakron Bexheti – ASH.

 

Mefrail Ismaili

The post Partitë me qëndrime të ndara rreth dënimit të Mijallkovit appeared first on Alsat.