Kosovë

Parashikimi i motit për të mërkurën

Kalimi i një sistemi frontal gjatë natës, pritet të sjell reshje lokale të dobëta shiu, e në zona më të larta malore mundësi edhe për reshje bore. Pas mesnate reshjet pushojnë e ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e ditën e enjte me kthjellime.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie të lehtë përreth vlerave mesatare, me tendencë që në fundjavë të zbresin tutje, me minimale edhe nën 0C.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas Prishtina Weather e mërkura do të sjell mot kryesisht me vranësira, pasdite vende-vende intervale të shkurta me diell. Nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 12C, e në vise malore 2C deri 6C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 1.