Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

Në mbarë vendin sot do të mbaj mot me vranësir

Në mbarë vendin sot do të mbaj mot me vranësira, nga mesdita e tutje nga perëndimi do të përhapen reshje të cilat në vendet e ulëta do të jenë reshje shiu dhe do të kthehen në dëborë. Në malet dhe vendet më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Gjatë natës reshjet do të ndalen. Do të fryjë një erë mesatare veriperëndimore, e cila do të intensifikohet përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 2, dhe maksimale prej 4 deri në 11 gradë Celsiusë.
Në Shkup, do të mbaj mot me vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje shiu afatshkurtër, të cilat nganjëherë do të shndërrohen në dëborë. Temperatura minimale do të ulet në 0 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsiusë.

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Alsat.