Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Zonat ku do ketë rrebeshe

Dita e sotme do të jetë me vranësira të shp

Dita e sotme do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu që në orët e para të ditës. Reshjet e shiut do të mbeten prezente edhe gjatë mesditës, ku më të dukshme do të vijonë në Jug të vendit. Por orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve duke bërë që vranësirat dhe shirat të zhvendosen në Veri dhe Veriperëndim të Vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

E enjte, 14 Nëntor 2019

Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu afatshkurtra në orët e para të mëngjesit. Po ashtu dhe orët vijuese do të jenë me mot të paqendrueshëm, ku herë pas here do të ketë shira të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.


Etiketa: , , ,