Lajme

Paralajmërojnë infermierët: Ngritje të pagesave të ndrrimeve të natës për 100% ose do të merren masa

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë ka njoftuar për kalimin e afatit për vendimmarrja nga ana ekzekutivit për vendimin për ngritjen e pagave të ndërrimeve të natës për 100% më shumë.

Një kërkesë të këtillë, kjo sindikatë e ka bërë në ‘Facebook’, teksa ka thënë se në rast se nuk ndodh, priten reagime sindikale.

Ndërkaq, në fund, kanë pasur edhe një mesazh për qeverinë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë që nesër në ora 14:00 kalon afati për marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ngritje të pagesave të ndrrimeve të natës për 100%,

Pas kalimit të këtij afati do të mblidhet kryesia e Sindikatës së Infermierëve dhe do të merren vendime në lidhje me veprimet tona sindikale!

Deri atëher mbesim me shpresë që nuk do t’a rrezikojnë sistemin shëndetësor, Insititucionet tona!