Maqedoni

Paralajmërohet ligj për origjinën e pronës

Zëvendëskryeministri për Luftën kundër korr

Zëvendëskryeministri për Luftën kundër korrupsionit Lupço Nikollovski njoftoi se po përgatitet një ligj mbi origjinën e pronës, për të cilin është formuar një grup pune, shkruan Alsat. Me ndihmë teknike dhe të ekspertëve nga Këshilli i Evropës, tashmë është përgatitur një studim i fizibilitetit mbi ligjin i cili përmban analizë krahasuese të përvojave ndërkombëtare, analizë të kornizës ligjore vendase, janë zbuluar dobësitë e sistemit institucional janë dhënë udhëzimet e ardhshme për krijimin e një zgjidhje ligjore. Nikollovski thotë se me këtë ligj për herë të parë do të aplikohet kontroll i kapitalit dhe hapet rruga për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

– Advertisements –