Lajme

Paralajmërimi i Selmanajt: Prisni edhe pak, se çka do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është tallur me zhvillimet e fundit në të cilat është e përfshirë qeveria Kurti.

Selmanaj në një postim në Facebook ka shkruar në formë ironike se edhe “muret kanë vesh”.

Madje, ka thënë se duhet të presim edhe pak për të parë atë që do t’ia kishte zili edhe ish-diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha.

Postimi i Driton Selmanajt:

Shhhhh!

“Edhe muret kanë veshë”!

“Armiku i brendshëm”në aksion!..

Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili.