Kronika e Zezë

Paraburgim prej 30 ditëve për dhjetë persona të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e nëpunësve policorë

Paraburgim prej 30 ditëve u caktua për dhjetë

Paraburgim prej 30 ditëve u caktua për dhjetë personat që morën pjesë në sulmin ndaj pesë nëpunësve të policisë të enjten në mbrëmje, njëri prej të cilëve u plagos rëndë.

Prokuroria Publike njoftoi sot se pas ngritjes së padive penale nga Ministria e Brendshme, është dhënë urdhër për kryerjen e një procedure hetimore për këta dhjetë persona, për shkak të dyshimit se ata ishin bashkëpunëtorë dhe kanë kryer veprën penale “sulm ndaj një personi zyrtar”.

Të dyshuarit të enjten rreth orës 20, në rrugën e vjetër Prilep-Veles mbi manastirin “Shën Gjergji” në fshatin Prisad, sulmuan fizikisht pesë policë nga Departamenti i Policisë në Çashkë. Policia vuri re tre automjete pa targa dhe i ndaloi ato për kontroll. Njëri prej automjeteve u largua dhe dy të tjerët, njëri i markës “Grand Çiroki” dhe tjetri i markës “Lada Niva” u ndaluan dhe u gjetën drurë të prerë në mënyrë të paligjshme.

Derisa nëpunësit policorë po përgatisnin procesvarbalin ka ardhur një grup më i madh i personave në mesin e të cilëve edhe të dyshuarit, të cilët kanë filluar me shufra bejzbolli, shufra metalike, doreza sëpate, drurë, gurë dhe gjësende të tjera t’i godasin nëpunësit policorë dhe automjetin e policisë. Nga goditjet, njërit prej nëpunësve policorë i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore – thyerje e dorës së djathtë dhe frakturë në kokë me gjakderdhje të madhe, ndërsa të tjerë janë shtypur në kokë dhe trup.