Sport

Paqe në derbin e kryeqytetit/Në “Air Albania” fiton frika, terreni mban ekipet në ajër

Në një derbi pa spektatorë dhe më një terren sh

Në një derbi pa spektatorë dhe më një terren shumë të rënduar, vështirë të gjesh detaje pozitive. Si rrallë herë në vitet e fundit, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar, ishte pak e bukur tu parë, pak raste për shënim, me dy ekipet që më shumë u kujdesën për të mos humbur se sa për të fituar. Në kushtet se si u zhvillua ky derbi, i pari sezonal, “X” pa gola më shumë i shkon përshtat Partizanin, me të kuqtë që ruajnë trendin e rezultateve pozitive, fundja një pikë përballë një kundërshtari që ishte i detyruar për të fituar, nuk është për tu hedhur poshtë. Tirana zhgënjen sërish, më shumë se sa në lojë, zhgënjen në rezultat, 6 pikë pas 6 javësh janë shumë pak për një ekip kampion në fuqi.





Kthesa e shumë pritur nuk është erdhi as këtë herë më trajnerin Dede që ende nuk po shijon pikët e plotë në këtë rikthim në shtëpi. “Air Albania”, dhe tapeti i këtij impianti moderne, ishte makthi më i madh përpara këtij derbi, dhe ashtu rezultati. Dy ekipet kërcënuan vetëm në goditje standarde apo me goditje sporadike nga distanca, shumë pak aksione të rrjedhshme. Në fund, nuk mund të mungonte dhe pak moviole me Ernest Muçin që reklamoi një penallti, rasti më i kontestueshëm i këtij takimi. Dy ekipet ndahen në paqe, në një derbi që të gjithë shpresojnë të jetë ndryshe në të ardhmen.