Lajme

Papa Françesku merr vaksinën anti-COVID

Prijësi i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka m

Prijësi i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, në një njoftim me shkrim tha se Papa Françesku, në kuadër të vaksinimit që ka filluar në shtetin e Vatikanit, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Bruni porositi se kundër Coronavirusit është vaksinuar edhe papa emeritus Benedikt XVI, që ka 93 vjet.

Imunizimi kundër Coronavirusit në Vatikan ka filluar dje.

Papa Françesku në intervistë për TG5 deklaroi se vaksinimi është “opsion etik” dhe se të gjithë duhet të vaksinohen, meqë bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e njerëzve tjerë. /Insajderi.com