Kosovë

Pamje drejtpërdrejtë nga vendkalimet kufitare

Pas raportimit të kolonave të ngjeshura, mediet kanë publikuar pamjet e drejtpërdrejta nga kamerat e sigurisë nëpër pikat kryesore kufitare të vendit të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën.

Siç shihet në kamerat e sigurisë, një nga pikat që ka më së paku bllokada është ajo e Bllacës, në vendkalimin kufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në anën tjetër, më të ngjeshur duken pikat kufitare në Kroaci – Serbi dhe në Hungari – Serbi.

Mungesë të radhëve të gjata në pikën kufitare në Merdare, për të cilën Arzen Rifati nga Dogana e Kosovës ka thënë se përgjatë orës së mbrëmjeve nuk ka pasur pritje fare.

“Gjatë ditës në pikë-kalimin në Merdare pritjet kanë qenë rreth 40 minuta, kurse tani në mbrëmje nuk ka pritje. Po ashtu edhe në pikat tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinjë, dhe Muqibabë, pritjet sillen nga 20 deri 40 minuta”, ka bërë të ditur ai.